Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, ka uruar Glauk Konjufcën, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës.
Në telegramin e urimit, Xhaferi ka konfirmuar gatishmërinë e tij për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit.
Glauk Konjufca nga partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur të hënën për kryetar të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Telegrami i urimit:
“Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju drejtoj urime të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dëshirë për kryerje të suksesshme të këtij funksioni të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm.
Jam i bindur se e ndani opinionin tim se bashkëpunimi aktiv ndërparlamentar mund të kontribuojë në masë të madhe në përforcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, marrëdhënie që karakterizohen me afërsi, përzemërsi dhe miqësi, si dhe mbështetje të ndërsjellë pa rezervë.
Prandaj, me këtë rast kisha dashur që edhe njëherë të konfirmoj gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve tona në nivel të kryetarëve të Kuvendit dhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit”.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...