U.d, i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka shkarkuar sot nga detyra kryeshefen e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi.
Këtë e ka bërë të ditur Sfeçla përmes një shkrimi në Facebook.
Sipas tij, vendimi erdhi pas analizës së gjetjeve nga raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018.
Më tej, Sveçla sqaron se vendimin për shkarkim e ka marrë edhe duke pasur parasysh letrën e rekomandimeve nga Avokati i Popullit lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”.
“Gjetjet e raporteve e bëjnë të domosdoshëm shkarkimin. Në krye të institucioneve na duhen njerëz që respektojnë ligjin dhe iu garantojnë qytetarëve transparencë të plotë, shërbim profesional e mbrojtje. E kjo është edhe më e rëndësishme kur flasim për drejtuesit në institucionet e rendit publik e ata të Policisë së Kosovës. Vetëm në këtë mënyrë, duke mbajtur përgjegjësi maksimale dhe duke mos lejuar shkeljet, e forcojmë shtetin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...