Presidenti i dikurshëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu konsideron se derisa vendi ynë ndodhet në një fazë shumë serioze, liderët aktual duhet ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës, derisa thotë se pajtohet se Kosova ndaj Serbisë është dashur nga fillimi të ketë reciprocitet në shuma rrafshe.
Sejdiu i cili ishte president në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës në vitin 2008, ka thënë se Qeveria duhet t’i studiojë mirë efektet e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Sipas tij, për taksën duhet të gjendet edhe një gjuhë e përbashkët më aleatët e Kosovës.
Duke u kërkuar udhëheqësve aktual të vendit që të studiojnë mirë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se edhe SHBA-të edhe BE-ja duhet t’i bëjnë më shumë presion Serbisë për përmbushjen e marrëveshjeve të vitit 2011.
Duke mos dashur që ta komentoi shumë idenë e korrigjimit të kufijve, Sejdiu u shpreh se nuk e ka një pasqyrë të qartë se çka nënkupton kjo ide, por që në këtë aspekt është esenciale të respektohet Kushtetuta e Kosovës.
Për Sejdiun i cili kishte marrë pjesë në negociatat me Serbinë, udhëheqja e palës kosovare në bisedimet në Bruksel me Serbinë nuk duhet t’i mohohet as presidentit Thaçi, por kjo duhet të bëhet paralelisht mandateve për temat e caktuara.
Sejdiu u shpreh që për temat e rëndësishme të cilat po kalon vendi edhe opozita ka përgjegjësi.
Të tmerrshme e ka quajtur propagandën që Serbia po e përdorë kundër perspektivës së shtetit të Kosovës, rezultat i të cilës vendi ynë ende nuk është pjesë e UNESCO-s dhe INTERPOL-it.
Si president i Kosovës, në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës, Fatmir Sejdiu thotë se nuk ka menduar që do të vije dita që do ketë tërheqje të njohjeve ndaj shtetit të Kosovës.
Kujtojmë që Fatmir Sejdiu ishte president i Republikës së Kosovës nga viti 2006 e deri në vitin 2010.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...