Ekipi i Kosovës ka fituar një medalje të bronztë dhe dy medalje nderi në garën e ndërkombëtare të matematikës të zhvilluar në Brazil.
Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti si pasojë e aksidenteve me fatalitet kanë humbur jetën 54 persona, derisa në gjatë mujorin e parë të vitit 2016, ishin 50 persona që humbën jetën në komunikacion.
Sipas statistikave zyrtare numri total i aksidenteve ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar.Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se në periudhën janar-qershor 2017, janë shënuar gjithsej 8.073 aksidente dhe krahasuar me vitin e kaluar ka rënie për 212 raste.
Lidhur me numri e madh të aksidenteve që po ndodhin në vend eksperti i çështjeve të trafikut rrugor, Muhamed Krasniqi ka thënë se kontribuuesit kryesor që po ndikojnë në numrin e madh të aksidenteve është ngritja e temperaturave në sezonin e verës, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe dispozitave ligjore.
Sipas ekspertit të çështjeve rrugore në sezonin e verës përveç temperaturave të larta, trafikun po e rëndojnë edhe më shumë numri i madh i automjeteve të bashkatdhetarëve, si dhe kolonat që po shkaktohen nga dasmat dhe ahengjet e ndryshme.
Muhamed Krasniqi tha se si masë parandaluese për siguri më të madhe në trafik e sheh shtimin e masave policore në rrugë gjatë muajve korrik dhe gusht, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.
Ndryshe, Krasniqi ka rekomanduar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të mos neglizhojnë asnjë rrethanë në rrugë sepse mos respektimi rrezikon sigurinë në trafik si për automjete, ashtu edhe për këmbësorë.
Sipas Policisë së Kosovës numri më i madh i aksidenteve është shënuar në komunën e Prishtinës për shkak të zhvillimit të madh të aktiviteteve dhe koncentrimit të madh të institucioneve.Policia iu ka apeluar të gjithë drejtuesit e automjeteve e sidomos të atyre bujqësore që gjatë natës të kenë sinjalizimin e nevojshëm me drita, pasi që një numër i madh i aksidenteve rrugore po shkaktohen si pasojë e qarkullimit të automjeteve në mënyrë të pasigurt.
Nga viti 2015 deri në korrikun e vitit 2017 në aksidentet rrugore në Kosovë kanë humbur jetën gjithsej 293 persona, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë shënuar gjithsej 8,109,313 aksidente në Kosovë.
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...