Prizreni ka humbur edhe një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me vlera arkitektonike dhe artistike.
Shtëpia e familjes Myftiu, monument i mbrojtur me ligj, që ndodhet në zonën e Qendrës Historike të Prizrenit është rrënuar.
Në bazë të informatave të marra nga zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren rrënimi është bërë pa lejen e duhur të autoriteteve, ndërkohë që nuk ka pasur as ndonjë kërkesë për intervenim, thuhet në komunikatën e Ec ma ndryshe.
Sipas të dhënave të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës të MKRS-së, shtëpia në fjalë është inventarizuar në vitin 2003, derisa nën mbrojtje të përkohshme është nga viti 2015-2016 dhe është klasifikuar si monument.
Kjo shtëpi është e listuar edhe në shtojcën II të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit përkatësisht Monumentet Kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit. Ajo është ndërtuar në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859, dhe tërë kohën ka shërbyer për banim.
Autoritetet e trashëgimisë kulturore kanë bërë të ditur se në enterier shtëpia ruante elemente dhe ndërtesa origjinale të kohës dhe kishte vlera arkitektonike-artistike si në eksterier, ashtu edhe në enterier.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...