Në ditën e fundit të qëndrimit në Vietnam, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj është takuar me Kryeshefen Ekzekutive të GEF-it, Naoko Ishii, të cilën e ka falënderuar për ftesën për pjesëmarrje në Asamblenë e 6-të dhe mikpritjen e treguar për delegacionin kosovar.
Në këtë komunikatën e MMPH, theksohet se gjatë këtij takimi është biseduar mbi projektet e ardhshme dhe mundësinë e qasjes së Kosovës në fondet e GEF-it.
“Maratonën e takimeve, Ministrja Reshitaj e vazhdoi me Presidentin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Suma Chakrabarti, ku diskutuan mbi projektet investuese që BERZH po i financon në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë. Ministrja Reshitaj është takuar edhe me Drejtorin e Green Climate Fund, Pa Ousman Jarju, me të cilin kanë diskutuar mbi sfidat globale të mjedisit dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në këtë njoftim.
Ndryshe, në margjina të Asamblesë së GEF-it, Ministrja Reshitaj është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministri i Vietnamit, Nguyen Xuan Phuc dhe Ministri i Resurseve Natyrore dhe Mjedisit të Vietnamit, Tran Hong Ha. Po ashtu është takuar edhe me udhëheqësit e agjencive të ndryshme të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si me Drejtoren Ekzekutive të UN Habitat, Maimunah Mohd Sherif dhe me Drejtorin e UN Environment, Erik Sohleim, me të cilët u dakurduan që të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e gjendjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...