Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas projeksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilave rënia ekonomike për shkak të pandemisë do të jetë 7.2 për qind në vitin 2020.
Ai ka thënë se bazuara në këto parashikime nënkuptohet humbja e 30 mijë deri 60 mijë vende pune.
Ahmeti është treguar kritik edhe lidhur me mungesën e ndihmave të Qeverisë së Kosovës për qytetarët në kohë pandemie.
”Sipas Guvernatorit të BQK, rënia ekonomike sivjet do të jetë -7.2 përqind. Kjo i bjen 30-60 mije vende të punës. (Mund të jem i pasaktë në këtë përkthim).
Ndihma ekonomike për bizneset – afër zeros!
Masat paushall – afër maksimumit! Krejt shtetet po pësojnë nga covidi dhe shumica e shteteve do të kenë humbje, por po ashtu shumica e shteteve kanë kaluar ndihmën në kuvendet e tyre dhe masat i kanë balancuar.
Në Kosovë as 30 deputetë spo munden me u mbledh. Pikë e pesë.
Fjalët magjike: Kompromisi, ndihma ekonomike, rrjeti i sigurisë sociale
Fjalët toksike: për inati, bojkoti, arroganca
Rrogat ecin edhe që nuk mbledhen!”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...