Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, lidhur me Manastirin e Deçanit.
Ramosaj ka thënë se deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit.
Ai duke komentuar deklaratën ku Vuçiq thotë se “ti ruajmë shenjtorët serb”, ka pyetur se nga kush po rrezikohen apo kërcënohet.
“E dinë historikisht kush e ka ruajt atë Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më të mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore”, thuhet në reagim.
Sipas Ramosajt, ka kaluar koha, kur politika dhe retorika shoveniste serbe funksiononte.
“Vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festojë, jemi në prag të vitit 2020”, ka thënë ai.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...