Partia Socialiste organizoi të martën pasdite në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, festën e fitores, si forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare 2017 ku mori 74 mandate.
Para qindra mbështetësve të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama tha se, vendi tashmë ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi.“Qytetarët zgjodhën të ardhmen dhe na thanë që Shqipëria është mbi të majtën dhe të djathtën, shteti është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Qytetarët i thanë jo politikës së kacafytjes.
Populli zgjodhi PS për ta udhëhequr vendin si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës për të tjerët. Sfidat sot janë shqiptare, jo socialiste dhe demokrate, të vjetra dhe të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve. U them të gjithëve që fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, barra e madhe e përgjegjësisë për të zgjedhurit e tyre. Ata duan të provojnë se sa të mirë mund të jemi ne nëse e kemi timonin të vetëm”, u shpreh Rama.
Ai tha se kemi lindur jo të majtë dhe jo të djathtë, jo të ndarë në të tanët dhe të atyre, por të njëjtë në gjak, gjuhë, thjesht shqiptarë. “Përulëm përpara të gjithëve që na zgjodhën, nga veriu në jug, burra e gra, djem dhe vajza. Fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm, e jona është vetëm barra e madhe e përgjegjësisë, për të mos harruar se shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam”, tha Rama. Kreu i PS, theksoi se populli zgjodhi koalicionin me ta dhe për të çuar për skrap njëherë e përgjithmonë tepsinë.
“Në vend të një koalicioni të radhës mes partive që ndajnë tepsinë shqiptarët kanë zgjedhur koalicionin tonë drejtpërdrejt me ta, për ta çuar atë tepsi për skrap një herë e përgjithmonë”, tha ai. “Prioriteti ynë i parë duhet të jetë reflektimi për sa shumë kemi për të përmirësuar dhe korrigjuar tek vetja në radhë të parë. Mos qoftë e thënë që konkurrentët tanë ti shohim si armiq dhe ti trajtojmë si të tillë. Të gjithë kemi marrë detyra të vështira. Duhet ti japim fund politikës së rrahjes së gjoksit për meritat dhe hedhjes së fajit. Duhet të kemi një përpjekje shqiptare të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Ta bëjmë më të arsyeshme dhe njerëzore politikën tonë”, deklaroi Rama.
Duke u ndalur në zgjedhjet e 25 qershorit, Rama theksoi se zgjedhjet e së dielës nuk ishin perfekte, por ishin një çlirim për njerëzit nga presionet dhe shantazhet. Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalimin e tij të parë pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit falënderoi të gjitha grupet e PS-së në qarqe, ndërsa veçoi Gramoz Ruçin. “Jo më kot e lashë në fund, ovacion për super skuadrën e Fierit.
Do ma falin të gjithë një veçim me emër për forcën më domethënëse të shembullit të një njeriu, Gramozit, e meritonte të ishte në fund edhe në falënderime se sfidoi një traditë të pa sfiduar ndonjëherë që i vendos udhëheqësit në fund dhe arriti një rezultat spektakolar duke kaluar edhe vijën e kuqe”, theksoi Rama.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...