Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e dyta me vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, me rreth 27 % të votave, kalkulohet t’i ketë të rezervuara 31 ulëse për deputetë në Kuvend.
Në media, të mërkurën ka qarkulluar një listë e kandidatëve për deputetë të VV’së të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për tu ulur në Kuvend.
Sipas listës së siguruar nga ‘Indeksonline’, bie në sy se shumica e deputetëve të legjislaturës se kaluar të partisë së Visar Ymerit, do të jenë sërish deputetë.
Emër i ri që llogaritet të jenë pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie është kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili duhet të zgjedhë se cilin funksion dëshiron ta mbajë.
Ndërsa, emrat tjerë të rijnë janë Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi, etj.
Pjesë e Kuvendit do të jetë edhe Frashër Krasniqi, i akuzuar për sulmin terrorist të 4 gushtit 2016 ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është lista e plotë:
1. Albin Kurti
2. Shpend Ahmeti
3. Aida Dërguti
4. Dardan Molliqaj
5. Dardan Sejdiu
6. Albulena Haxhiu
7. Visar Ymeri
8. Glauk Konjufca
9. Donika Kadaj
10. Fisnik Ismaili
11. Rexhep Selimi
12. Besa Baftiu
13. Liburn Aliu
14. Dukagjin Gorani
15. Fatmire Kollcaku
16. Adem Mikullovci
17. Sami Kurteshi
18. Arbërie Nagavci
19. Driton Caushi
20. Faton Topalli
21. Saranda Bugujevci
22. Ismajl Kurteshi
23. Salih Saliu
24. Shqipe Pantina
25. Ali Lajçi
26. Mytaher Haskuka
27. Fitrore Pacolli
28. Valon Ramadani
29. Arber Rexhaj
30. Qëndron Kastrati
31. Frasher Krasniqi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...