Me kërkesën për ngritje e pagave dhe kushte më të mira të punës, edhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka organizuar protestë për ditën e 1 Majit.
Kryetari i sindikatës së re të KEK Rafet Osmani, tha se qëllimi i kësaj proteste, është sensibilizimi i opinionit me gjendjen e krijuar në KEK dhe shkatërrimin që po i bëhet ekonomisë së Kosovës dhe perspektivës së saj.
“ Kemi arsye të shumta dhe ndoshta edhe më shumë se të tjerët, që këtë ditë ta shënojmë me manifestime dhe protesta masovike, për paga më të larta dhe më të dinjitetshme. Përmirësim të kushteve të punës dhe standardit jetësor të punëtorëve, ngritjen e kapaciteteve të inspektoratit të punës dhe sigurisë, për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë në punë. Mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve dhe mbrojtjen e ambientit të punës”, tha ai.
Ndërsa u bëri thirrje institucioneve, që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.
“Nga ky vend i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës, që të këndellen dhe urgjentisht të veprojnë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Në të kundërtën sindikata e re e KEK-ut nga 10 Maji do t’i mobilizoj të gjithë punëtorët e KEK-ut për të protestuar, për protesta të vazhdueshme para Qeverisë së Kosovës. Do të kërkojmë të na bashkohen dhe sindikatat tjera në Kosovë, shoqëria civile, organizatat studentore dhe qytetare. Përgjegjësinë për situatën e krijuar, do ta bartë vet bordi i drejtorëve të KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-ut për heshtje. Përkatësisht për mos bërjen publike me kohë të gjendjes dhe situatës kërcënuese me të cilën po ballafaqohet KEK-u”, tha ai.
Ndërsa kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi tha se BSPK kanë qenë për dialog, për të ruajtur qetësinë sociale, por nuk e kanë menduar që punëtorët kosovar, do të vijnë në këtë gjendje. Andaj tha se BSPK së bashku me federatat, do t’ua prishin llogarinë institucioneve, të cilat nuk po i implementojnë ligjet.
“ Kemi bërë shumë dialog. Ne kemi menduar shumë dialogun dhe ta ruajmë qetësinë sociale. Por nuk e kemi menduar që sot punëtoria kosovare, të jetë në këtë gjendje. Andaj ne e kemi filluar me sektorët, sot do të jetë KEK-u, nesër sektorët tjerë dhe bashkërisht një ditë jo shumë të largët, do të organizohen bashkërisht. Dhe do të iu tregojnë atyre që nuk i implementojnë ligjet, sepse ne e kemi vendos një shtet ligjor që ti respektojmë ligjet. Por edhe ata që janë nënshkrues të këtyre ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive, le ta dinë që BSPK me federatat pranë BSPK-së, një të nesërme do të ua prish llogarinë“, tha ai.
Ndërkaq përfaqësuesin e KEDS-it Rashit Gashi, foli për pasigurinë në punë që nga privatizimi i KEDS-it dhe gjendjen e mjerueshme të punëtorëve të larguar nga puna. Ai tha se kjo gjendje e pashpresë po i përcjell ata tash e sa vite.
“Nuk mund të iu tregojmë dhe ndjenjën dhe vuajtjet tona, që vazhdojmë t’i kemi në katër vite prej kohës së privatizimit. Ne çdo ditë në mëngjes shkojmë në punë dhe rrimë me ndjenjën, që kjo është dita jonë e fundit në punë. Mbi 400 punëtorë kolegë tanë, sot nuk janë në mesin tonë. Ata nuk mund ta sigurojnë kafshatën e fëmijëve të tyre, përmes djersës së tyre. Ata madje nuk janë as në mëshirën e Qeverisë së Kosovës, sepse nuk janë kategori e punëtorëve social. Ata nuk kanë as moshën për pension. Dhe kjo gjendje e pashpresë na përcjellë dhe sot dhe tutje”, tha ai.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia