​Presidenti italian uron Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

12:40 | 16 Shkurt 2021
S D

Presidenti italian, Sergio Mattarella ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet urimit dërguar presidentes në detyrë, Vjsoa Osmanit, Mattarella ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional.

“Me rastin e festës kombëtare ju përcjell juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia”.

Më tej thuhet se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional.

“Integrimin e Prishtinës në institucionet evropiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët evropiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës”, thuhet në urimin e presidentit italian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme