Google ADS

​Policia ndan mirënjohje për Karabinierët italianë të KFOR-it

19:16 | 22 Gusht 2020
A. B.

Karabinierët italianë që i përkasin Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut iu është ndarë një mirënjohjeje për kontributin e tyre proaktiv në përmbylljen e shpejtë të një çështje penale.

Në fund të korrikut, ekipi i Karabinierëve i vendosur zakonisht në urën e Ibrit në Mitrovicës shpëtoi një grua që kishte ikur nga një rrëmbim dhe kishin thirr për ndërhyrje Policisë së Kosovës. Ushtarët italianë më pas mbështetën hetimet vendore që – falë Ambasadës Italiane – çoi në arrestimin e rrëmbyesit të dyshuar, një qytetar italo-kosovar.

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it operon në mënyrë të paanshme në mbarë Kosovën për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së të vitit 1999. Për më tepër, Karabinierët Italian – në bashkërendim të ngushtë me Kryqin e Kuq – kanë zhvilluar projekte të ndihmës në favor të të gjitha komuniteteve në Kosovë, brenda kornizës së aktiviteteve civilo-ushtarake të KFOR-it në mbështetje të institucioneve shëndetësore dhe arsimore, si dhe të përgjigjes vendore ndaj Covid19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme