Google ADS

​Policia mban në paraburgim njërin nga pesë protestuesit e arrestuar dje në Gjakovë

10:06 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Njëri nga pesë protestuesit e arrestuar të martën në Gjakovë është dërguar në mbajte. Policia e Kosovës ka njoftuar për lirimin e katër të arrestuarve gjatë protestës kundër vizitës së pelegrinëve serbë në manastirin ortodoks të këtij qyteti.

Sipas PK-së, katër nga 5 protestuesit janë liruar menjëherë pas intervistimit, ndërsa vetëm njëri është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se gjatë protestës të mbajtur e të thirrur nga organizata ”Thirrjet e Nënave”, kundër vizitës se paralajmëruar te pelegrinëve serb. janë arrestuar pesë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë bllokuar rrugën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, katër të dyshuar lirohen, ndërsa njëri prej tyre dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme