Policia e Kosovës, përmes përkrahjes së Programit UNDP, zyra në Kosovë, ka pranuar sot donacion tri licenca softuerike të Maltego XL, tri licenca për social links dhe trajnimin për zyrtarët hetues lidhur me përdorimin e tij në fushën e zhvillimit të hetimeve policore.
Licencat softuerike do të kontribuojnë që hetimet policore dhe profilizimi i personave, grupeve dhe aktiviteteve të ndryshme kriminale të realizohet në kohë më të shpejtë dhe me efikasitet të lartë.
Policia e Kosovës falënderon Programin për Siguri të UNDP-së në Kosovë si dhe shtetet donatore që përmes fondit të mirëbesimit të partnerëve kanë bërë të mundur financimin e këtij donacioni.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...