Qeveria e Kosovës ka hapur Librin e Zisë për ish-kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi i cili ka vdekur më 21 gusht(të hënën e kaluar).
Personi i parë që u nënshkrua në Librin e Zisë ishte nga përfaqësuesja e shtetit ku Rexhep ndërroi jetë.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kilic, pas nënshkrimit tha se kanë humbur një mik të mirë të marrëdhënieve Kosovë-Turqi, pasi sipas saj ish kryeministri Rexhepi ka kontribuar në marrëdhëniet në mes dy shteteve.
“Kosova ka humbur një burrështetas të shquar i cili ka kontribuar shumë në rrugën drejt pavarësisë dhe sovranitetit të këtij kombi të madh. Gjithashtu, ne humbëm një mik të mirë të marrëdhënieve Kosovë-Turqi sepse ai ka kontribuar në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve. Ne e kemi humbur atë në Turqi përderisa ai ishte duke marrë trajtim. Ai ishte në Stamboll së bashku me familjen e tij.
Pra, ne jemi shumë të pikëlluar dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha ajo.
Në Librin e Zisë për Bajram Rexhepin u nënshkrua edhe kryeministri në detyrë Isa Mustafa, si dhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo.
Nderime për ish-kryeministrin duke u nënshkruar në Librin e Zisë ka bërë edhe ish gazetari i Rilindjes Esat Dujaka. Në ndërtesën e Qeverisë për t’u nënshkruar në Librin e Zisë erdhi edhe kryetari i Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci. Vatovci pasi vuri nënshkrimin ka recituar një vjershë kushtuar ish kryeministrit të ndjerë. “Na ishin shumë yje të gjithë bëjshin dritë, njëri prej tyre papritur u fik. Ka mbetur i vetëm ky yll i shkret rri i menduar me gojë nuk flet. Ylli është i ndjeri, doktor Bajram Rexhepi”, janë vargjet e vjershës së Vatovcit.
Ish kryeministri Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë me 21 gusht në një spital të Turqisë, ndërsa është varrosur me 22 gusht me ceremoni shtetërore në vendlindjen e tij në Mitrovicë.Libri i Zisë për Bajram Rexhepin do të qëndrojë i hapur për dy ditë në ambientet e Qeverisë së Kosovës, nga ora 09:00 deri në orën 12:00./kp
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...