Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se akuzat ndaj kësaj organizate janë të motivuara nga dështimet dhe dëshpërimet e subjekteve politike të cilat nuk po mund t’i bëjnë numrat e për përfitime më shumë personale sesa të përgjithshme.
“Të mos e njohësh organizimin, funksionimin dhe qëllimin se përse ekziston OVL e UÇK-së, si e dëshmuar për interesa të përgjithshme por jo partiake e personale siç mund të kërkohet aktualisht qoftë nga pozita e qoftë nga opozita, e aq më pak kur ne ishim edhe kundër gjykatës speciale, edhe kundër pozitës së atëhershme, dhe herë të bashkëngjitur në protesta të opozitës e here duke i organizuar vet, do të thotë se ke qëllim të keq e tendencioz ndaj saj”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Duke pasur parasysh bllokimin e formimit të Institucioneve të Kosovës, kjo organizatë u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, që të ulen në tryezë të bisedimeve dhe të gjejnë një zgjidhje për interesat e vendit, sepse suipas tyre, të gjitha pa përjashtim janë duke menduar e vepruar vetëm për interesa partiake.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...