Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas kthimit në Kosovë të eshtrave të shtatë viktimave të masakrës së Rezallës të gjetura në Serbi.
Osmani ka thënë se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i tyre i përditshëm.
“Sot, trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku. Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre. Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje ka theksuar se drejtësia për viktimat është synim i tyre dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq, ka thënë se Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta.
“U prehshin në paqe të masakruarit e Rezallës dhe i përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...