Google ADS

​Osmani mirëpret angazhimin e EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve

18:08 | 12 Prill 2021
V. S.

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas një komunikate të Presidencës, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme