Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencën për medie ka thënë se është e njoftuar për detajet e njohjes nga një shtet afrikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se një shtet ka bërë gati njohjen e Kosovës dhe se për këtë kishte njoftuar paraprakisht Osmanin.
Kjo e fundit në një konferencë për media ka treguar arsyet për mos publikimin e emrit të këtij shteti.
“Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet për procesin e njohjeve dhe jam e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Është në interesin e Kosovës që deri të ndodhë njohja të mos e bëj publike. Kushdo që tenton ta bëjë publike vetëm sa e dëmton procesin”, tha Osmani.
Për më tepër, kreu i vendit tha se Kosova meriton të njihet nga të gjitha shtetet e botës.
“Ne do të punojmë pareshtur se Kosova e meriton të njohjet pavarësisht dëmit të madh që i është bërë përpara”, tha ajo.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...