Organizata Joqeveritare “Aktiv” nga Mitrovica Veriore, përmes një komunikate ka demantuar sot raportin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në të cilin thuhet se “midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 ndodhën më shumë se 50 vrasje të serbëve të Kosovës”.
Sipas raportit rus, referenca për dhënat e publikuara është marrë nga OJQ e serbëve nga komunat veriore, mirëpo, sot e njëjta organizatë e ka mohuar një gjë të tillë vet.
Në komunikatën e OJQ “Aktiv” thuhet se “ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të deklaruar që Aktiv në asnjë moment nuk e bëri këtë pretendim dhe se besojmë se kjo është rezultat i një interpretimi të gabuar të një raporti që kemi lëshuar në Mars 2019, i cili deklaroi se një raport i OSBE-së përmbante informacione se pesëdhjetë sulme ishin regjistruar kundër serbëve”, raporton RTK.
Rusia viteve të fundit po akuzohet nga vendet demokratike për propagandë dhe dezinformim. Kësaj radhe një demantim të të dhënave ‘zyrtare’ të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e demantuan edhe vet serbët, të cilët konsiderohen se manipulohen më së shumti nga Rusia.
Më tej, në komunikatën e OJQ “Aktiv” vendosen dhe link-at e komunikatave, të cilat i keqpërdorën rusët
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...