Një ndër projektet më të mëdha në komunën e Obiliqit po konsiderohet të jetë kogjenerimi për ngrohje qendrore nga termocentralet e KEK-ut, që tashmë kjo komunë i ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për fizibilitetin e projektit.
Përveç këtij projekti për ngrohje që pritet ta ketë shumë shpejt Obiliqi, kryetari i komunës Xhafer Gashi thotë se gjatë këtij muaj kanë zhvilluar debate publike në të gjitha lokalitetet për gjendjen buxhetore, investimet komunale dhe kapitale në vlerë 6 milionë e 275 mijë euro që janë paraparë për këtë vit në arsim, shëndetësi, për ambient dhe infrastrukturë. Këtij buxheti i bashkohet edhe një buxhet qeveritar dhe nga organizatat joqeveritare.
Po ashtu sipas kryetarit janë ndarë mbi 600 mijë euro për gjelbërim, sheshe dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e ambientit nga ndotja e KEK-ut.
Gashi në një intervistë për KosovaPress thotë se për infrastrukturë ka më së shumti mjete, sepse i është dhënë prioritet edhe në bazë të kërkesave nga qytetarët që në komunën e Obiliqit janë rreth 400 rrugica të papërfunduara.
Sipas tij, me Ligjin për Obiliqin tantiema është rreth 5 milionë euro, ku 4 milionë janë ndarë në projekte kapitale dhe 1 milionë për linjat tjera, të gjitha këto për projekte madhore.
Kryetari i Obiliqit në debate publike i ka njoftuar qytetarët edhe për përgatitjen e Strategjisë socio-ekonomike 2019 – 2023, ku parashihet që në këtë periudhë investimet kapitale të jenë rreth 35 milionë euro.
Ndërkaq, nga buxheti i Qeverisë së Kosovës për vitin 2019, nga ministria e Infrastrukturës, Obiliqi ka përfituar një projekt prej 1 milionë euro për rregullimin e infrastrukturës në Haden e Re ose lagje e re që është krijuar për shkak të zhvendosjes së banorëve të Hades dhe Shipitullës. Pastaj, nga kjo Ministri janë planifikuar për këtë vit 800 mijë euro për sheshin “Adem Preniqi”. Gjithashtu është financuar edhe projekti për rrugën nga Plemetini në Hamidi deri në Shipitullë në vlerë prej 278 mijë euro, si dhe projekte të tjera në Milloshevë.
Mirëpo, sfidë për Obiliqin mbetet çështja e pronave të cilat janë kryesisht të KEK-ut. Janë rreth 118 pronave të KEK-ut të cilat nuk i shfrytëzon dhe paguan tatim për to. Kryetari Xhafer Gashi thotë se kanë kërkuar nga KEK-u dhe Qeveria që ato prona, disa nga to të kalojnë në pronësi të institucioneve komunale.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...