Deputetët do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të thirrur për në orën 10:00.
Në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar për politikën e jashtme.
Pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.
Pikë e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është propozimi i Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, për të vazhduar me dy pikat e fundit të seancës plenare – zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...