Të qenit bashkëkryesues i dialogut me Serbinë, shefi i tij partiak për kryetarin e Kamenicës, Qendron Kastrati, është avantazh për shtetin e Kosovës, sepse Shpend Ahmeti e ka dijen dhe guximin për t’u ballafaquar me shtetin serb.
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati në një intervistë për KosovaPress, shprehet se qasja e Shpend Ahmetit dallon nga të gjithë të tjerët.Kryetari i Kamenicës thotë se Ahmeti do të dëshmojë se do të ketë rol përafrues që do të përfshinte gjithë ata që ka nevojë, përfshirë shoqërinë civile për dialogun me Serbinë.
Sipas tij, ndryshe nga ata që nuk kanë guxim, i pari i kryeqytetit duhet të shfrytëzoi kapacitetin dhe potencialin e tij në shërbim të Kosovës.Në lidhje me përmbajtjen brenda rezolutës, ai theksoi se ajo është shumë përmbajtjesore. Të rëndësishme e konsideron referendumin. Sipas tij, tashmë për çfarëdo vendimi në dialog me Serbinë do të pyetet qytetari.
Ndërsa, për kritikuesit e kësaj rezolute, Kastrati tha se të gjitha po bëhen për qëllime të caktuara dhe për të keqinformuar qytetarët.Kurse, për refuzimin e dy partitive opozitare për bashkëngjitje në dialogun me Serbinë, Kastrati është shprehur se këto po mundohen me përfituar prej situatës dhe po i shikojnë interesat personale.
Sipas tij, frika e LDK-së dhe VV-së, është e paqëndrueshme, sepse siç thotë ai, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kaloi pa shumicën në Kuvend.Sa i për ketë shtrirjes në terren të PSD-së, kryetari i Kamenicës, beson se partia që ai përfaqëson do arrijë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë një rol të rëndësishëm në skenën politike.
Kastrati konsideron se PSD-ja përbëhet prej njerëzve më të aftë që kanë qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, siç thotë ai, i gjithë skeleti i VV-së ka kaluar në PSD.Përndryshe, bashkë me Shpend Ahmetin, bashkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë është edhe Fatmir Limaj
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...