Sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet takimi i Shoqatës së Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK) me familjarë të dëshmorëve të kombit.
Në takim bëhet shpërndarja e certifikatave për dëshmorët e kombit, të cilët kanë rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës para luftës çlirimtare të Kosovës, por që deri më tani nuk janë njohur dëshmorë të kombit, për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës.
Në takim marrin pjesë familjarët e dëshmorëve të kombit nga Deçani, Gjakova, Prizreni, Sharri (ish-Dragashi), ndërsa shpërndarjen e certifikatave të dëshmorëve të kombit për familjarët e tyre i ndajnë përfaqësuesit e Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe përfaqësues nga SHFD të UÇK-së.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...