Google ADS

​Moti në Kosovë

07:05 | 13 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Një ciklon i thellë do të kalojë nga rajoni ynë përgjatë Adriatikut që sonte dhe nesër do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu, e në vise malore borë. Me afrimin e ciklonit, mbi vend do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore, që rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.

Për sot pritet mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell.

Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

Erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s. Indeksi UV: 1.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë celsius ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 8 gradë celsius. Pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë, e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime.Nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme