Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Republikës së Turqisë (Zyra e Kryeministrit dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA), lidhur me investimet në Hamamin e qytetit.
Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se qëllimi i këtij Memorandumi është zhvillimi i bashkëpunimit në kuadër të hartimit të projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të restaurimit dhe rregullimit të oborrit të Hamamit të Madh, aset i mbrojtur sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore.
MKRS dhe Komuna do të sigurojnë lejet dhe aprovimet e nevojshme për hartimin e projektit zbatues dhe zbatimin e projektit të cilat do të zhvillohen nga TIKA, si dhe do të sigurojnë lehtësimet e duhura në zgjidhjen e problemeve të mundshme që mund të lindin në fazën e hartimit të projektit zbatues.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...