Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka filluar fazën përgatitore për marrëveshjen e përgjithshme të sigurisë së informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.
Kjo me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj tha se siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes, si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.
“Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, kemi filluar fazën përgatitore për Marrëveshjen e Përgjithshme të Sigurisë së Informacionit (GSOIA) ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt. Siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Vazhdojmë së bashku me miqtë tanë amerikan drejtë finalizimit të kësaj marrëveshje”, shkroi Mehaj./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...