Google ADS

​MBPZhR përkrah fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese

21:32 | 24 Prill 2022
A. B.

Agrobizneset vendore përmes përkrahjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të kenë mundësinë që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Për këto masa mbështetëse dhe për hapjen e periudhës së aplikimit për subvencione, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i ka njoftuar fermerët e Komunës së Lipjanit dhe ata të fshatit Bajgorë në Komunën e Mitrovicës, të cilët i ka vizituar sot dhe është njoftuar nga afër me investimet e realizuara në agrobiznesin “Ama”, si dhe veprimtaritë kultivuese të fermerit, Bexhet Haziri.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2022, kemi rritur përkrahjen në 554€/ha për perimet në fushë të hapur, ndërsa 654€/ha për perimet në sera. Ndërkaq, si kultura e dredhëzës ashtu edhe kultura e mollës do të përkrahen me 504€/ha. Po ashtu, tani kemi në dispozicion 26 milionë euro për Programin e Zhvillimit Rural / Grante ku Agro – Biznese si “AMA” e fermerë do të mund të përfitojnë ngritje të kapaciteteve dhe teknologjive prodhuese, ruajtëse e përpunuese”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, mbështetja e MBPZhR-së për bujqësinë përmes subvencioneve sivjet do të arrijë vlerën prej afro 50 milionë euro, ndërkaq përmes granteve deri në 26 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme