Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka dhënë detaje rreth bisedimeve me ushtruesin e detyrës së PDK-së, Enver Hoxhajt për koalicionin e mundshëm që në fund nuk u realizua.
Limaj tha se së pari ka qenë kërkesë e Hashim Thaçit për t’u ofruar. Ai u shpreh në Kanal10 se me Enver Hoxhajn kishte dy takime. Sipas tij, në takimin e parë Hoxhaj i ka thënë se kanë nevojë për një koalicion SDCU-CSU, i cili ka zgjatur qe 70 vite.
Kurse, në takimin e dytë Limaj tha se Hoxhaj i ka thënë se duhet të konsultohet me strukturat e partisë.
“Për besë nuk e di pse nuk ndodhi koalicioni. Iu kemi ofruar PDK-së për shkak të një goditje kombëtare por ofertë nuk ka pas”, tha ai.
Limaj shtoi se Hoxhaj pastaj nëpërmjet telefonit i ka thënë se kryesia e PDK-së ka marrë vendim që të shkoj e vetme në zgjedhje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...