Lidhja Demokratike e Kosovës ka përshëndetur vendimin e gjykatës për suspendimin e vendimit të ZRRES-së për tarifat e reja të energjisë Eklektike duke thënë se është një masë mbrojtëse për qytetarët, derisa ka kërkuar nga qeveria që të bëjë propozime tjera sa i përket tarifave të energjisë elektrike.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë një konference për media, është pyetur edhe për vendimin e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRES-së për tarifat e larta të energjisë elektrike, ku tha se LDK e kishte paralajmëruar këtë përfundim kur kanë thënë se është vendim joligjor.
“Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë dhe ka marrë këtë masë mbrojtëse, siguruese për qytetarët e Kosovës. Ne presim si LDK reflektim nga ZRRE-ja dhe njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të vije me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Le të rikujtojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës që LDK ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor, i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo centë të mbi 200 milionë eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar me subvencione për energjinë“, tha ai.
Vendimin e ZRRES-së për tarifat e energjisë elektrike e kishte dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë, gjykata ka vendosur që ky vendim të pezullohet deri në vendimin final të gjykatës.
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...