​Ky është profili i ambasadorit të ri amerikan në Prishtinë

10:50 | 6 Korrik 2018
Arbresh.info

Një diplomat që njeh mirë dhe punoi gjatë në Turqi. Ky është Philip S. Kosnett, ambasadori i ri i SHBA’së në Prishtinë. Amerikani edhe më parë kishte shërbyer në Kosovë.

Philip Kosnett aktualisht është i ngarkuar me punë të përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Në diplomaci, ai filloi punën në korrik të vitit 2016, si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Turqi. Ndaj, edhe është njohës i mirë i Turqisë dhe gjendjes e ndikimit të saj.

Kosnett punën në Ankara e kishte nisur qysh kur ka shërbyer si Drejtor i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështje të Evropës Jugore dhe përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA’ve me Turqinë, Greqinë dhe Qipron.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett, sipas një biografie të tij zyrtare, ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer edhe si Zëvendës Shef i Misionit Amerikan në Uzbekistan dhe në Islandë.

Po ashtu, ai gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar edhe në pozita të ndryshime politike, politike-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Holandë e Japoni.

Në Ankara në fillim të karrierës së tij diplomatike, ai kishte shërbyer edhe si një oficer politik dhe konsullor.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zyre të Departamenti të Shtetit për Evropë kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimit.

Pasuesi i Greg Delawie në Prishtinë, është i diplomuar në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen e Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Të ngjashme