Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së në Gjilan. Para ushtarakëve që ishin rreshtuar para tij, shefi i qeverisë tha se FSK-ja është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra të mëdha.
Kurti u zotua se qeveria që udhëheq e ka përkushtimin e duhur për modernizimin e ushtrisë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saja duke dëshmuar se është gati për përgjegjësi të reja dhe detyra edhe më të mëdha. Në vitin që lamë pas FSK sërish ka treguar profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të paqes dhe sigurisë jo vetëm brenda kufijve të Kosovës por edhe jashtë. Si dhe jo vet për qytetarët, por edhe për gjitha ata që kanë nevojë. […] Ngritja e ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e ushtrisë si në pajisje dhe armatim, ashtu edhe në kushtet e shërbimit”, tha ai.
Kurti shtoi se FSK-ja ka treguar suksese të larta në pjesëmarrjen në “Defender Europe 2021”, derisa theksoi se sfidë e radhës mbetet “Defender Europe 2023”.
“Sfida e radhës ‘Defender Europe 2023’ do t’ju gjejë, edhe më mirë, edhe më të përgatitur. Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni se Ushtria e Kosovës është ushtri e trajnuar dhe disiplinuar mirë dhe e sukseseve”, tha ai.
Kurti shtoi se Ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i shumë brezave ndër vite.
“Ju, Ushtria e Kosovës jeni, edhe ëndrra, edhe amaneti i brezave ndër vite që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë. Ju me shërbimin tuaj fisnik përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. Këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon së teknologjia dhe pajisja ushtarake sado të sofistikuara dhe precize nuk mund të zëvendësojmë fuqinë dhe vrullin e luftarakut të zotë”, tha ai.
Bashkë me Kurtin në kërë vizitë ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, por, i cili nuk iu drejtua ushtarakëve. /arbresh.info/
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...