Google ADS

​Kryetari i Lipjanit ngushëllon familjen e Shqipdon Aliut

13:22 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar sot familjen e 23 vjeçarit Shqipdon Aliu, i cili është gjetur i vdekur në Lipjan pasi që ishte zhdukur para disa ditësh.

Duke shprehur ngushëllime për vdekjen e Shqipdonit, Ahmeti ka thënë se ky rast i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit dhe Kosovës.

Postimi i Ahmetit në Fcebook:

E nderuar familje Aliu,

Ishim bashkë me juve gjatë kohës sa nuk dinim për fatin e Shqipdonit, por edhe sot jemi së bashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me Ju me rastin e konfirmimit se Shqipdoni është ndarë nga ne. Më lejoni që në emër tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Shqipdonit. E nderuara familje Aliu, kjo është një humbje që prek jo vetëm familjen dhe miqtë e Shqipdonit, por ka prekur të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit e të gjithë Kosovës. Andaj në këto momente mërzie gjeni forcën dhe durimin, pranoni me lehtësi dhimbjet.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Shqipdonin!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme