​Kryetari Deçanit: Me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet

17:46 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Deaçanit, Bashkim Ramosja thotë se në këtë komunë, nesër duhet të fillojë procesi mësimor.

Ai bënë të ditur se në takimin e mbajtur me përfaqësuesit e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi mësimor. Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqësi i këtij institucioni. Falënderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në veçanti prof.Avdullah Lataj”, thotë Ramosaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme