Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas disa lajmeve nëpër rrjete sociale se mërgimtarët që po aplikojnë nga jashtë vendit po kontaktohen nga ky institucion përmes numrave të fshehur të telefonit.
KQZ ka sqaruar se thirrjet bëhet me numra që kanë prefiksin e Republikës së Kosovës, +383 dhe se aplikuesve u shfaqet numri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon të gjithë aplikuesit që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit se ka filluar procesin e verifikimit të tyre duke i kontaktuar përmes telefonit.
KQZ po kontakton aplikuesit përmes telefonit dhe nga rreth 2000 persona të kontaktuar, në thirrjet e para të realizuara, mbi 75% e aplikuesve janë lajmëruar në telefon dhe janë konfirmuar aplikimet e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë të kontaktojë përsëri aplikuesit në mënyrë që t’iu mundësojë verifikimin e aplikimit të tyre.
“Numrat nga të cilat bëhen thirrjet për konfirmimin e aplikimeve janë numra me prefix të Republikës së Kosovës, +383, dhe se aplikuesve u shfaqet numri, prandaj nuk qëndrojnë informacionet të cilat po qarkullojnë se aplikuesit po kontaktohen përmes numrave anonim”, thuhet në sqarim./arbresh.info
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...