Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, vlerëson se Qeveria Hoti është jolegjitime për shkak të votës së deputetit Hetem Arifi i cili është dënuar me burgim.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, thotë se tashmë është krijuar një situatë e re politike sepse Qeveria Hoti vazhdon të qeverisë me 60 vota.
“Vota Hetem Arifit ka qenë jolegjitime pasi ka qenë në një proces gjyqësor për të cilën e ka marr dënimin dhe kjo e implikon një situatë. Gjykata Kushtetuese është përballur edhe me raste të mëhershme të cilat ndoshta nuk kanë qenë identike të kësaj natyre, por kanë qenë të përafërta. Ka shkaktuar një situatë të re politike, sepse vota është vendimtare”, ka thënë Konjufca në Prime Time në Kanal 10.
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns