Nebih Mehmeti tashmë 35 vite punon në termocentralin “Kosova B”, ku mbanë pozitën e kryepunëtorit.
Ai po kërkon që KEK-u t’ia paguaj tri pagat jubilare që i takojnë në bazë të marrëveshjes kolektive për periudhën 2015-2017, aq sa ka qenë marrëveshja në fuqi.
Sikur Nebihu, janë edhe 1 mijë e 100 persona të tjerë që punojnë në KEK e që iu takojnë pagat jubilare, e që KEK-u pasi është përballur me një numër të madh të padive nga punëtorët e raste të cilat i ka humbur, ka vendosur që të bëjë pagesën e tyre.
Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës Nexhat Llumnica, ka treguar se si punëtorët kishin bërë padi ndaj KEK-ut për të marrë pagat jubilare.
Llumnica ka thënë se menaxhmenti i KEK-ut e ka kuptuar se më mirë është të bëjë pagesën sesa të përballet me procese gjyqësore të cilat do t’i humbasë dhe përveç pagesës së pagave jubilare do të paguaj edhe shpenzimet procedurale.
Se punëtorët do të marrin pagat jubilare përmes një përgjigje me shkrim e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KEK-ut Skender Bucolli, i cili ka thënë se KEK e konsideron të pranueshëm detyrimin për pagat jubilare për periudhën 2015-2017.
“Sa i përket çështjes së pagave jubilare na lejoni të ju njoftojmë se: Menaxhmenti I Korporatës Energjetike të Kosovës në takimin e dt. 02.04.2019 ka diskutuar me kujdes këtë çështje dhe bazuar në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive të Kosovës (MPK) e lidhur nga Kryeministri i Kosovës, BSPK, OEK (anëtare e së cilës është edhe KEK-u), KES dhe ABK e nënshkruar me dt. 18.03.2014 e cila ka hyrë në fuqi me 01.01.2015, ka vendosur që të konsideroj të pranueshëm detyrimin e Pagave Jubilare për periudhën 2015 – 2017 (d.m.th. për aq kohë sa ka qenë marrëveshja në fuqi). Prandaj KEK-u inkurajon të gjithë punëtorët e vet (pavarësisht a kanë bërë padi apo jo) të cilët e plotësojnë kushtin pa humbur kohë të drejtohen me kërkesë në zyrat e Burimeve Njerëzore për realizimin e pagave jubilare”, thuhet në përgjigje.
Aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës ka gjithsej 4 mijë e 200 punëtorë.
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...