Në seancën e dytë gjyqësore ndaj komandantëve të UÇK-së në rastin e “fryrjes së listave të veteranëve”, dy nga 12 të akuzuarit me datën 14 mars, nuk kishin qenë të pranishëm.
Mungesa e të akuzuarve Ahmet Daku e Xhavit Jashari, ka bërë që trupi gjykues ta veçoi lëndën. E të njëjtit sot ishin të thirrur në gjykatore.
Një nga të akuzuarit, dikur edhe anëtar i komisionit, Xhavit Jashari thotë për KosovaPress se seanca e sotme ishte vetëm fillestare. Ai edhe një herë është shprehur i bindur se këto aktakuza nuk përkojnë me të, por me zingjirin komandues.
“Sot isha në seancë, për shkak se kam munguar në seancën e kaluar, për shkak se kam qenë në një udhëtim jashtë vendit. Ato qëndrime që i kam pasur, nuk është diçka e re. Kjo ka qenë vetëm seancë fillestare, tash na njoftojnë për seancat e radhës. Ne i hodhëm poshtë aktakuzat, nuk përkojnë me neve, sepse verifikimin e kanë bërë zingjiri komandues. Dhe ata e dinë më së miri se kush ka qenë veteranë”, tha ai.
Në këtë seancë ka marrë pjesë edhe Ahmet Daku, i cili është po ashtu është i dyshuar për listën e “veteranëve të rrejshëm”.
Jashari thotë se nuk janë të informuar për datën e seancës e ardhshme. Ai vazhdon të mohoi se është keqpërdorur me listat e veteranëve. Madje i njëjti thotë se më shumë ka të bëjë me spektakël politik.
“Më shumë po më duket si spektakël politikë, si kam thënë edhe në fillim. Unë kam qenë anëtar i komisionit, por unë nuk kam dhënë asnjë nënshkrim, veç le të ma gjejnë ndonjë argument, përndryshe është banale të thuhet 19 mijë e 500 a sa po thuhet veteranë. Do të faktohet e argumentohet, se nuk është ashtu se si e ka ngritur aktakuzën prokuroria”, ka vazhduar ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Dymbdhjetë të pandehurit janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
E sa i përket kësaj gjatë ditës së sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim që të refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro e 14 cent./KosovaPress/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...