Kryetari aktual i Podujevës për të pestën herë do të garojë për kryetar të Podujevës. Në këtë komunë që nga paslufta askush nuk ka mundur t’i fitojë zgjedhjet përballë Veliut.
Nënkryetari i LDK-së në disa raste ato i ka fituar edhe pa balotazh. Por edhe pse Veliu ka thënë më herët se nuk do të garojë sërish për kryetar, LDK vendosi edhe njëherë që të kandidojë Veliun. Kjo pasi që LDK në zgjedhjet parlamentare pësoi rënie ndonëse doli e para.
Por kush janë tre kandidatët që do ta sfidojnë Veliun?
Nënkryetari i LDK-së ka përballë dy ish-komandantë të UÇK-së dhe një ish të burgosur politik. Vetëvendosje e cila në këtë komunë është rritur qind për qind, për kandidat ka caktuar Ajet Poterën.
Njëri ndër ish- komandantët më në zë të zonës së Llapit, para disa muajsh ka aderuar në Vetëvendosje pasi që braktisi Forcat e Sigurisë së Kosovës në të cilën shërbeu që nga themelimi, e paraprakisht edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Potera ishte edhe në garë për deputet ku mori më shumë se 5 mijë vota, ndërsa Vetëvendosje ka marr mbi 10 mijë vota.
Kundërshtari i Veliut nga AAK-ja po ashtu është një ish-komandant i UÇK-së.
Fatmir Humolli apo siç është i njohur me pseudonimin “Baci” ka qenë komandant i shquar në zonën e Llapit si dhe ka udhëhequr shumë me beteja të rëndësishme. Fatmir Humolli është familjar i dëshmores Ylfete Humolli e vrarë në vitin 1990 nga forcat serbe dhe vëllait të saj Mentor Humolli që është vrarë në Koshare.
Kundërkandidat i Veliut është edhe ish-i burgosuri politik Hajredin Hyseni.
Hyseni ishte burgosur në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta për shkak të veprimtarisë për çlirim. Hyseni është kandidat nga PDK-ja, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka mbajtur disa poste të rëndësishme qeveritare.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje