Dy persona kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke i plagosur dy të dyshuarit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur të dielën rreth orës 15:15 në fshatin Mramor të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës me datën 1 Maj 2022, ka pranuar njoftimin nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri, ku i përfshirë është edhe një zyrtar policor.
IPK thotë se polici ishte në piknik me shoqërinë e tij, derisa u përfshi në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur.
“Hetuesit e IPK-së me të pranuar njoftimin i janë përgjigjur këtij rasti i cili ka ndodhur të Liqeni i Badocit në fshatin Mramor, Prishtinë, ku zyrtari policor Sh.E, derisa kishte qenë në piknik me shoqërinë e tij, ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri me armë me dy qytetar të armatosur. Zyrtari policor gjatë këtij shkëmbimi të zjarrit me armën zyrtare ka plagosur dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar zyrtarin policor dhe shoqëruesit e tij që gjendeshin me të në piknik”.
Dy personat e dyshuar të përfshirë në incident kanë marr plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike dhe mbeten në QKUK duke vazhduar tretmanin mjekësor.
“Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që në ketë fazë të hetimit të hapet rast penal ndaj dy qytetarëve të përfshirë në këtë rast, nën dyshimin për kryrjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëbajtje pa leje”, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, derisa të përmirësohet gjendja shëndetësore e personave të plagosur dhe të njëjtit do të monitorohen nga policia. Ndërsa zyrtari policor Sh.E, në këtë fazë të hetimit mbetet në cilësinë e dëshmitarit dhe rasti do të hetohet nga Policia e Kosovës, në koordinim me hetuesit e IPK-së dhe të Prokurorit të Shtetit”, njofton IPK.
Për shkak të hetimeve intensive dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve IPK thotë se në ketë fazë të hetimit nuk mund të shpalosen informata tjera.
IPK ka ftuar qytetarët që kanë informata lidhur me këtë rast të informojnë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ose Prokurorinë e Shtetit./arbresh.info/
lexo edhe:
15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
15 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...