​Hoti: LDK-në s’mund ta dirigjojë e as kontrollojë askush, e as VV-ja

23:23 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë edhe ndodhen përplasjet.

Ai ka thënë se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me VV-në, e cila sipas tij dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së.

Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Në një intervistë për RTV 21 Hoti ka thënë se në qeverinë e tij në disa ministri do të vendosen nga 3 zëvendësministra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme