​Gashi-Veselit: Nuk i ndajmë qytetarët dhe politikanët në tradhtar dhe patriot

20:38 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka reaguar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duke i thënë se gjuha që LDK përdorë nuk është gjuhë që i ndan qytetarët e Kosovës dhe politikanët në tradhtar dhe patriotë, shkruan Arbresh.info.

Gashi ka thënë ka shumë mënyra se si mund të dështojmë por është një mënyrë se si duhet të ketë sukses dialogu dhe ajo është dialogu ndërmjet vete dhe dialogu me të tjerët.

“Gjuha që ne e kemi përdorë dhe e përdorim nuk është gjuhë që i ndan qytetarët e Kosovës dhe politikanët në tradhtar dhe patriotë. Pra refuzoj ta përdori këtë gjuhë të cilën pretenduat që është përdorë nga LDK, nuk është një gjuhë që ne e përdorim dhe nuk e kemi përdorur asnjëherë dhe nuk do ta përdorim as sot, dhe iu them me bindje të plotë dhe e përsëris që ka plotë mënyra se si mund të dështojmë si shtet dhe si shoqëri, por ka vetëm një mënyrë që mund të kemi sukses, është dialogu i brendshëm, bashkëbisedimi, mirëkuptimi“, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të kemi sukses si shtet duke prishur marrëdhëniet me partnerët tonë.

Kurse, Kadri Veseli ka thënë se është e vërtet që ata si PDK, janë quajtur tradhtar.

“Po e shoh ka një lloj bajraktarizmi në çështjen se kush e përfaqëson Kosovën. E kam thënë edhe kur kam qenë në pozitë, por po e them është tash. Kushdo le të jetë, kushdo le të shkojë vetëm të mbrojë interesin e shqiptarëve”, tha ai.

 

​Veseli për dialogun me Serbinë: Pozicioni negociues i Kosovës është i dobët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme