Fondacioni Besa dhe Shoqata Bavarezo – Kosovare me qendër në Mynih, i kanë shkruar një letër të hapur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku i kërkojnë që të reflektojë rolin të cilin e mban si mbrojtës i Kushtetutës dhe rolin unifikues kombëtar të paraparë me aktin themeltar të shtetit. Shoqatat ndjehen të shqetësuar me gjendjen politike të krijuar në Kosovë pas zgjedhjeve, sepse e konsiderojnë vetën pjesë të trungut kombëtar të Kosovës.
Sipas shoqatave shqiptare, formimi i një qeverie stabile me përfshirje të gjerë politike, duke mos lënë anash edhe minoritetet tjera jo serbe, por edhe parti serbe që interesat e tyre i lidhin me shtetin e Kosovës, do të ishte një lajm ogurmirë në rrugën tonë të forcimit të shtetësisë dhe vizionit euroatlantik.
Letra e plotë e Fondacionit Besa dhe Shoqatës Bavarezo – Kosovare:
Leter e hapur Presidentit te Kosoves z.Hashim Thaçi
Fondacioni Besa dhe Shoqata Bavareze – Kosovare me qender ne Mynih ne nje dakordim te perbashket i drejtojne nje leter te hapur Presidentit te Kosoves.
Shume i nderuar z. President Thaçi, pas zgjedhjeve kombetare te 11qershorit ne Kosove eshte komplikuar akoma me shume. Jemi shume te shqetesuar me kete gjendje politike qe mbreteron sot ne Kosove, sepse e konsiderojme veten tone pjese te trungut kombetar te Kosoves, prandaj me Sistem, me veshe dhe me shpirt jemi ne Kosove dhe me Kosoven. Kerkojme nga ju qe te reflektoni rolin te cilin e mbani si mbrojtes i kushtetutes dhe rolin unifikues kombetar te parapare me aktin themeltar te shtetit. Kosovaret me 11qershor e thane fjalen e tyre me voten e lire, per nje qeverisje tjeter nga ato te kaluarat. Te gjitha qeverite te formuara pas luftes ne perberje te tyre kane pasur edhe minortetet te perfaqsuara ne kuvendin e Kosoves, sidomos perfaqsues te serbeve kosovar duke rrespektuar aranzhmanet kushtetutese. Ne si pjese e diaspores kosovare nuk mund perkrahim dhe pajtohemi me nje qeveri qe ne perberje te saj ka ministra qe shantazhojn, bllokojn dhe dirigjohen nga nje qender politike jashte shtetit te Kosoves, duke minuar punen dhe vendimmarrjen ne te mire te popullit te Kosoves. Jemi shume te bindur ne kauzen tone, por edhe tuajen se e gjithe lufta clirimtare eshte bere per te larguar Serbine nga Kosova dhe mundesine e saj qe te vendose per Kosoven. Cmimi qe kane paguar shqiptaret kosovar ka qene shume i larte. Ne jemi te bindur se ndani edhe ju te njejtin mendim sikurse ne. Nuk mund te besojm ne vizionin politik te futjes se Serbise gjakatare ne nje qeveri te ardhshme te Kosoves permes Listes Serbe. Per kete nuk ka luftuar UÇK-ja por besojm as ju. Besojm qe mos te harroni misionin tuaj dhe obligimet kushtetutese. 18 vjet nga mbarimi i luftes clirimtare, Kosova ka ndryshuar shume ne te gjitha aspektet, edhe ne ate politik. Gjeneratat e reja te cilet nuk kane qene pjese e luftes, per shkak te moshes se tyre te re, ose te lindur pas luftes kane poashtu edhe ata vizionin e nje Kosove me qeveri stabile dhe te pavarur ne vendime politike ne te mire te te gjithe kosovareve pa ndikim nga Beogradi. Nje qeveri e varur nga vullneti serb eshte shume i demshem dhe nje vetevrasje politike. Prandaj kerkojme qe te ushtroni ndikimin tuaj duke rrespektuar ineresin e shumices dermuese te qytetareve kosovar. Qeverine duhet ta formojne ata deputet qe kane 61 shqipetare ne radhet e tyre. Njejte u deklaruar edhe Ambasadori amerikan. Gjithadhtu partit gjermane jane te te njejtit mendim. Formimi i nje qeverie stabile me perfshirje te gjere politike, duke mos lene anash edhe minortetet tjera jo serbe, por edhe parti serbe qe interesat e tyre i lidhin me shtetin e Kosoves, do te ishte nje lajm ogurmire ne rrugen tone te forcimit te shtetesise dhe vizionit euroatlantik. Ne jemi shume te vetedijshem se gjate karrieres suaj keni pase preferenca politike, mirepo pozita e juaj ne cilesin e Presidentit te Kosoves eshte qe te merrni vendimet me te mira dhe ne dobi te interesi publik, per cka obligoheni nga kushtetuta ne fuqi.
Deklarata e fundit nga ana juaj, se vendin nuk mund ta qeverisin ata qe kane ushtruar dhune, eshte shume me vend, por duhet edhe te bazohet ne vendime gjyqesore e cila njerzeve te tille ua sanksionon denimet per veprat e tyre dhe ndalimin e aktiviteteve politike, duke marre per baze rrezikun qe paraqesin ata per interesin shteteror. Ne kete drejtim keni edhe perkrahjen tone te plote. Nje gje e tille sigurisht se duhet te vleje edhe per ata te cilet kane ushtruar dhe ushtrojne dhune dhe krim ekonomik ndaj shtetit duke demtuar seriozisht zhvillimin dhe perparimin e shtetit. Kjo deklarate e juaj eshte nje risi, e cila do te duhej te vlente prej dites se pare kur keni zbritur ne Prishtinen e cliruar. Me keqeardhje mund te themi, se edhe 18 vjet nga lufta clirimtare, ju dhe te gjitha qeverite e pasluftes keni deshtuar te fitoni paqe dhe humbur rastin e vendosjes se themeleve te shendosha te nje shteti me shanse te barabarta per te gjithe kosovaret. Jemi deshmitare, ku pasardhesit e krimineleve serb arrijne te mbrojne dhe relativizojne krimet e baballereve te tyre, kurse institucionet kosovare deshtojn te mbrojne dhe rrespektojn sakrificen shqiptare per Kosoven. Zoti President, te gjitha komunitet ne Gjermani krenohen me origjinen e vendeve te tyre, kurse ne jemi i vetmi komunitet ku vendi i tyre eshte i izoluar nga BE – ja. Kushtet e parashtruara nga BE – ja per liberalizimin e vizave shteti i yne Kosova mund ti plotesoj vetem me nje angazhim te sinqert dhe me shume mund duke filluar se pari nga ju e duke vazhduar deri te qytetari i fundit kosovar, duke pasur ne rend te pare gjithmon interesin shteteror, e ne rend te dyte interesin personal. Duke pase parasysh gjithmone shtimin e pasurise publike ne dobi te shtetit, kurse ne rendin e dyte pasurise individuale. Ne nuk kemi nevoje si diaspore qe jemi, qe ardhja masive e mergimtareve ne vendlindjen e tyre te shoqerohet me ndonje pankarte per mireseardhje ose daulle sikurse te ishim ne ndonje province te Orientit, por per nje Kosove qe e shohim duke u zhvilluar dhe perparuar ashtu siq eshte Evrope. Jemi shume te bindur se kjo ka qene edhe endrra e atyre qe ne luften e fundit te Kosoves dhane jeten per te :e duam Kosoven te lire, si Evropa dhe me Evropen dhe Ameriken! Nje proverb gjerman thote se peshku fillon te kuterboje nga koka. Mos lejoni te jete ashtu. Veprimet tuaja duhet te deshmojne te kunderten. Mbesim me shprese se vendimet e juaja do te jene ne sherbim te interesit te petgjithshem kombetar dhe shteteror te Kosoves dhe duke rrespektuar rezultatet e zgjedhjeve te lira te 11 qershorit dhe konform kushtetutes se Kosoves ne fuqi. Me shume rrespekt per ju Fondacioni Besa Shoqata Bavareze – Kosovare.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...