Dogana e Kosovës sot ka dhënë certifikatën për AEO, të parën sivjet për siguri për një kompani vendore, që i mundëson hapjen e një terminali për nevoja të kompanisë.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka ka thënë se është certifikata e parë për siguri që ka përmbushur të gjitha kriteret kompani vendore.
Sipas tij, kjo certifikatë, do të thotë për krijimin e lehtësirave për eksport dhe import të mallrave.
“Certifikata po ashtu mundëson proceduara më të shpejta doganore, import më të shtuar dhe më të shpejt, si dhe koston e të bërit biznes e ka më të volitshme.. Certifikata është një program ndërkombëtar dhe është një hap dhe avancim me shtetet tjera”, tha Xhaka.
Ndërsa, pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushaj tha se përveç lehtësimit në prodhim, certifikata i mundëson kompanisë edhe hapjen e një terminali doganor vetëm për nevoja të kompanisë së tij.
“Në radhë të parë ka efekt financiar, do ta na kursej në një masë nga shpenzimet për kompaninë”, tha ai.
Në proces për këtë lloj certifikate, janë edhe tri kompani të tjera.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...