Në kuadër të masave parandaluese shtesë ndaj COVID-19 dhe në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të qytetarëve, sot është bërë deratizimi dhe dezinfektimi i banesave kolektive në Plemetin, për të vazhduar me dezinfektimin e të gjitha objekteve dhe institucioneve publike të Komunës së Obiliqit.
Me këtë rast janë dezinfektuar objekti i Komunës, QKMF-ja, AMF-të në Breznicë, Milloshevë, Siboc dhe Plemetin, Stacioni Policor të Obiliqit, HandiKos, Qendra Rinore, Kryqi i Kuq si dhe hyrjet/hapësirat e të gjitha objekteve banesore të Komunës së Obiliqit.
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka bërë të ditur se është bërë dezinfektimi për herë të tretë i shtëpisë se çiftit tashmë të shëruar nga COVID-19.
Ndryshe, aksioni i dezinfektimit dhe deratizimit të institucioneve po zhvillohet për herë të dytë me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me koronavirus.
“Ju qëndroni në shtëpi, ne po vazhdojmë me përkushtim të jemi në shërbimin tuaj”, shkruan Gashi në Facebook.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...