Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për ditën e tretë radhazi në seancë plenare. Byroja Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës pritët të jenë pikat e përplasjes së madhe mes mazhorancës dhe opozitës.
Prej orës 10:00, të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Gjatë ditës së djeshme, këtë projektligj, para deputetëve e paraqiti dhe arsyetoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo e konsideroi projektligj mjaft të rëndësishëm, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen e deputetëve për miratimin e tij.
Megjithatë, për shkak, siç u tha, rëndësisë së këtij projektligji, grupet parlamentare u dakorduan që diskutimet për këtë projektligj të zhvillohen sot, me prezencën e kryeministrit Albin Kurti.
Menjëherë pas shqyrtimit të kësaj pike, deputetët do të nisin seancë të re me pikat e zakonshme siç janë deklarimet jashtë rendit të ditë dhe pyetjet parlamentare.
Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë dy marrëveshjet me Shqipërinë, atë për sigurime shoqërore si dhe atë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave.
Më pas, do t’i lihet radha debatit parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.
Edhe shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës pritet të ngjallë debat, duke qenë i kundërshtuar nga komunitetet fetare në vend si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka dal hapur se do ta votojë kundër, siç kanë paralajmëruar votë kundër edhe deputetë brenda pozitës dhe partive të tjera parlamentare.
Pika të tjera që pritet te shqyrtojnë deputetët janë edhe: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës; Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë; si dhe; Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë