Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie me 0.9% në tremujorin e tretë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për çmimet e importit për tremujorin e fundit.
Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt e saj (-10.1 %); prodhimet minerale (-4.0%); tekstili dhe artikujt e tij (-3.4%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-2.0%), etj.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve te prodhimet bimore (2.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5%); këpucët (0.4%); dhe artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.1%).
Ndërkaq, krahasuar me TM2 2018 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.1%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (22.4%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (11.5%); lëkura dhe artikujt e saj (11.1%); prodhimet minerale (8.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.7%), etj.
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të instrumenteve optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-16.4%); tekstili dhe artikujt e tij (-12.4%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4%); vajrat ushqyese (-1.8%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1%).
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...