Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me 0.9 për qind si rrjedhojë e pasojave që do të jep në prodhimin e brendshëm bruto sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për 2022 për rajonin e Ballkanit Perëndimor u ul me 0.9 pikë përqindjeje në 3.2 për qind.
Ekonomia e Kosovës sipas BERZH do të zgjerohet me 4 për qind në vitin 2022, duke u ulur me 0.5 pikë përqindje në krahasim me projeksionin e muajit nëntor 2021, ndërsa ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3 për qind në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje.
Sipas BERZH-it, ekonomia e Malit të Zi do të zgjerohet me 3.7 për qind, duke u ulur me 2 për qind në krahasim me parashikimet e nëntorit 2021. Ekonomia e Maqedonisë Veriore do të zgjerohet me 3 për qind, një ulje prej një për qind, Serbia do të ketë zgjerim 3.3 për qind, një ulje po ashtu prej një për qind.
Bosnjë dhe Hercegovina do të ketë zgjerim ekonomik prej 2.3 për qind, duke u ulur në 0.7 pikë përqindjeje në krahasim me projeksionin e mëhershëm.
Sipas BERZH, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikohen negativisht nga çmimet e larta të naftës dhe gazit, ndërsa Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë më të ekspozuara se vendet e tjera ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike pasi importojnë një sasi dukshëm më të lartë të energjisë në krahasim me eksportin.
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj
“Unë nuk kam ardhur këtu për të vuajtur për dashuri”, Lela n...