Me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, zyra e Save the Children në Kosovë dhe OJQ “Syri i Vizionit” bëjnë thirrje për një harmonizim dhe bashkëpunim ndër-sektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të obligimeve që rrjedhin nga ky Ligj. Është koha e duhur që Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës të shfrytëzohet si mjet i cili ndihmon të gjithë djemtë dhe vajzat në Kosovë të gëzojnë të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe pa dhunë.
Save the Children në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë, OJQ ‘Syri i Vizionit’, ka avokuar përmes fushatës #RriteMeDashni’ që Kosova ta ketë një ligj për mbrojtjen e fëmijës të tillë qysh prej 2013 e deri në kalimin e Ligjit më 21 qershor 2019 (kur u kalua në Kuvendin e Republikës së Kosovës). Gjatë këtij rrugëtimi, ne kemi punuar ngushtë me institucionet relevante duke i mbështetur dhe ofruar sugjerimet tona në grupet punuese të Zyrës Ligjore të Kryeministrit dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, dhe Peticione, sidomos në përfshirjen e neneve ligjore për ndalimin e dhunës ndaj fëmijës në çdo mjedis. Përveç kësaj, qysh nga viti 2017, ne kemi mbështetur në vazhdimësi prindërit ose kujdestarët, mësimdhënësit dhe zyrtarët institucional përmes programit të Disiplinës Pozitive. Ky program trajnues ofron forma alternative të disiplinimit të fëmijës pa dhunë dhe fokusohet në bashkëpunim për zgjidhje të problemeve në mënyrë të shëndetshme.
Save the Children dhe “Syri i Vizionit” vlerësojnë se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, prandaj, bëjnë thirrje që institucionet përgjegjëse që të bëjnë më të mirën që ky ligj të gjejë zbatim, fëmijëve t’u krijohet mundësia që të rriten të shëndetshëm e pa dhunë në mënyrë që të mund ta arrijnë potencialin e tyre në Kosovë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...